Gazetar: Bashkim Sulejmani
Ndryshimi i planit urbanistik në Tetovë do të parandalon shitjen e pronave shtetërore me shuma sa për sy e faqe. Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se ndryshimet e reja do të mundësojnë zgjerimin e hapësirave publike, që do të jetë prioritet i administratës së tij për mandatin e ardhshëm.
“Duhej të ishte një park publik, një hapësirë për shfrytëzim publik nga qytetarët e Tetovës, sepse, ajo për të cilën Tetova ka më shumë nevojë janë hapësirat publike, por për fat të keq, ashtu si shumë hapësira të tjera publike, nga procesi i filluar në vitin 2010 edhe ky vend pas meje me një sipërfaqe rreth 227.000 metër katror u privatizua. Por kjo nuk është çështja, por ajo se, si u privatizuan këto vende, si u shitën nga institucionet? U shitën me çmime jo simbolike, por qesharake”, raporton Bashkim Sulejmani, Gazetar.
Kjo hapësirë është shitur për vetëm një milion euro, ndërsa duhej të shitej për të paktën 150 deri në 200 milion euro. Kjo tendencë e të kaluarës, ka sjellë qytetin në një gjendje që të mos ketë hapësirë për krijimin e parqeve apo hapësirave publike për Tetovën dhe tetovarët, thotë i pari i komunës Bilall Kasami, i cili është shprehur më tej se, zhvatja e fundit që tentoi të bëhet e një prone po ashtu të madhe të qytetit, nga kjo përbërje e komunës u ndërpre. Fjala është për Daka Davidoviqin dhe shpronësimin e “Shik Jellakut”.
“Në momentin e fundit e kapëm procesin e do kisha thënë zhvatjes apo vjedhjes së pronës shtetërore dhe u stopua ky plan urbanistik dhe ja sot veç më ka nisur ndryshimi i planit detal urbanistik dhe e gjithë ajo pronë do jetë e destinuar për nevoja publike, si shkolla, çerdhe parqe gjelbërime dhe gjithçka që ka të bëj me hapësira shtesë për qytetarët. Por fatkeqësisht pjesa më e madhe e pronës në të shkuarën është privatizuar me çmim prej pesë euro për metër katror”, tha Bilall Kasam, Kryetar i komunës së Tetovës.
Kasami ka sqaruar për opinion edhe dy shpronësimet e fundit që u bënë, e që sipas tij, si procese kanë nisur shumë më herrët dhe ka qenë e pamundur të rikthehen apo të ndalohen.
“Sigurisht që janë procese që kanë nisur shumë më herrët, para se të vijmë në krye të komunës, dhe kanë qenë procese që ka enë e pamundur të rikthehen, pra përderisa është shitur pjesa më e madhe e asaj parcele, e gjitha që kemi mundur të bëjmë, ka qenë që në bashkëbisedim me faktorët privat, të bëjmë destinimin e asaj parcele”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
Për mandatin e ardhshëm Kasami thotë se prioritet mbetet krijimi i hapësirave publike dhe kthimi në shërbim të qytetarëve i hapësirave të uzurpuara padrejtësisht. /Alsat.mk
The post Plani urbanistik në Tetovë, Kasami: Ndryshimet e reja do të mundësojnë zgjerimin e hapësirave publike appeared first on Alsat.
