Përfundon misioni i ekipit slloven  për shuarjen e zjarreve në Maqedoni, nesër do të kthehet në Çeki edhe helikopteri “Black Hawk”

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informoi se sot do të kthehet në shtëpi ekipi slloven prej 61 zjarrfikësve të cilët me 18 automjete ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit në malin Goten. 

Drejtori i DMSH, Stojançe Angellov i falënderoi për ndihmën në emër të Qeverisë së Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë dhe u ndau mirënjohje. 

Nga Drejtoria shtojnë se nesër do të shkojë edhe helikopteri çek “Black Hawk” me ekuipazhin prej shtatë anëtarëve.