Kreu i PDE-së Arjanit Hoxha ka reaguar përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar për ngjarjet e mbrëmshme në Kumanovë ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Romanisë tifozët maqedonas brohorisnin thirrje anti shqiptare.
Më poshtë ju sjellim tekstin e plotë të reagimit:
“Ajo që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, në praninë e Kryeministrit të vendit dhe Kryetarit të Komunës së Kumanovë është e papranueshme dhe alarmuese. Thirrjet anti-shqiptare të huliganëve maqedonas rikthyen kujtesën në kohërat e errëtat të urrejtjes dhe përjashtimit që mendonim se e kishim lënë pas në vitet ’90.
📢 Heshtja institucionale është bashkëfajësi.
Kërkojmë reagim urgjent nga autoritetet shtetërore, distancim thelbësor jo vetëm deklarativ nga Kryeministri për këtë gjuhë të urrejtjes që rrezikon paqen dhe bashkëjetesën.
👉 Shqiptarët nuk do të frikësohen, nuk do të nëpërkëmben dhe nuk do të nënshtrohen ashtu si janë duke bërë patericat e Mickoskit nën emrin VREDI!”
