MPB ngrit padi penale për “shfaqjen e rrezikshme” të të rinjve nga Shkupi!

Janë ngritur kallëzime kundër personave që tërbonin me automobil nëpër bulevardet e Shkupit

Lidhur me video regjistrimin që u shpërnda në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë ndërmarrë masa dhe veprime të menjëhershme dhe personat janë gjetur, është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Ligjin për Automjete.

Kundër vozitësit S.Z. (20) nga Shkupi sipas nenit 167 paragrafi 2 (për shkak të transportimit të personit në pjesët e jashtme të automjetit) dhe nenit 225 paragrafi 9 (drejtim mjeti pa pa patentë shoferi) të LSKRR-së dhe nenit 26 paragrafi 10 të Ligjit për Automjetet (drejtim mjeti pa targa regjistrimi), si dhe kundër personit që qëndron mbi kofano R.Gj. (19) nga Shkupi sipas nenit 317 paragrafi 14 (i ka dhënë të drejtojë mjetin personit pa patentë shoferi ) dhe nenit 165 paragrafi 2 (bën veprime me të cilat e rrezikon sigurinë e tij) të LSKRR-së.

SPB Shkup po ndërmerr gjithashtu masa dhe veprime shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.