Prodhuesit zviceranë po përballen me një krizë serioze pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një tarifë prej 39 përqind për djathërat zviceranë, përfshirë Gruyere dhe Emmental të famshëm. Lajmi tronditi qeverinë në Bernë, e cila deri në momentin e fundit besonte se do të ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për tarifa më të ulëta, raporton Reuters.
Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter dhe Ministri i Ekonomisë Guy Parmelen ishin në një vizitë emergjente në Uashington për të zbutur goditjen ndaj industrisë vendase. Vetëm vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara blenë 11 përqind të të gjitha eksporteve të djathit zviceran, si dhe një të tretën e të gjitha eksporteve të djathit Gruyere.

EPA/GABRIEL MONNET
“Djathi Gruyère është tashmë një produkt luksi në vetvete dhe këto tarifa janë të mëdha. Blerësit nga SHBA-ja më kontaktuan menjëherë – janë të shqetësuar, shpresojnë për një marrëveshje”, tha prodhuesi francez Anthony Margot.
The post Djathi zviceran nën sulm: Trump vendos tarifë prej 39 përqind, prodhuesit janë në shok appeared first on Alsat.
