AC Milan ka zyrtarizuar nënshkrimin e mesfushorit Ardon Jashari nga Club Brugge, në një marrëveshje me vlerë totale prej 39 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
21-vjeçari shqiptar ka firmosur një kontratë afatgjatë me kuqezinjtë, e vlefshme deri në qershor të vitit 2030. Në sezonin e ri, ai do të mbajë fanellën me numër 30 në San Siro. Jashari shkëlqeu në Belgjikë falë qetësisë me topin dhe inteligjencës taktike, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Midfield power incoming 🇨🇭💥#WelcomeJashari pic.twitter.com/GUpFSWvwdj
— AC Milan (@acmilan) August 6, 2025
The post Zyrtare: Milani prezanton Ardon Jasharin appeared first on Alsat.
