Nga Ivan Zazzaroni*

Cili nga 30 kandidatët për “Topin e Artë” 2025 do të kishte qenë pjesë e së njëjtës listë, 18 vite më parë, në një sezon si ky, pa Botëror dhe pa Europian? Po përpiqem të tregoj ekselencat aktuale, duke qenë veçanërisht bujar: Donnarumma, Doué, Haaland, Kvara, Mbappé, Nuno Mendes, João Neves, Palmer, Pedri, Raphinha, Salah, Vinicius, Wirtz, Vitinha dhe Yamal (Olise ka bërë një vit si Doué, ndërsa Bellingham nuk ka shkëlqyer, ashtu si Lautaro).

Nga 30 në total, bien në sy gjysma. Mbani mend se nga nominimet e atëhershme nuk mund të përjashtoja aspak Kakà, që e fitoi këtë trofe prestigjioz individual, dhe më pas Ronaldo, Messi, Drogba, Pirlo, Van Nistelrooy, Ibra, Fabregas, Robinho, Totti, Ronaldinho, Gerrard, Dani Alves, Inzaghi, Ribery, Maldini, Buffon, Cech, Henry, Seedorf, Cannavaro, Rooney, Casillas, Eto’o, Giggs, Tevez dhe Van Persie.

Janë 27, ka vend vetëm për 3. Dhe i kam hequr me dhimbje Riquelme, Gattuso, Essien e Berbatov. Ne si italianë nuk prodhojmë më “tenorë” (lojtarë të mëdhenj), por edhe jashtë vendit cilësia ka rënë ndjeshëm. A mendoni se Infantino do të shqetësohet për këtë? Gjithmonë ka një tjetër Botëror të bukur për t’u organizuar, ndoshta për klube, emri i të cilëve fillon me “c”, dhe frika kalon…

* Drejtor i “Corriere dello Sport”

The post Opinion / 30 emrat për “Topin e Artë” 2025, lista që tregon qartë krizën e futbollit appeared first on Telesport.