Punëtorët e “Florakom” dhe “Luna”, kompani të lidhura me Ndërmarrjen Publike Paqe dhe Gjelbërime, protestuan duke e bllokuar bulevardin “Ilindenska” për shkak të pagave dhe sigurimeve shëndetësore të papaguara. Ende nuk kemi marrë pagat për qershorin, thanë punonjësit e pakënaqur, të cilët paralajmërojnë se bllokadat do të vazhdojnë derisa të marrin pagat e prapambetura.

“Fatkeqësisht përpjekjet tona për të takuar drejtuesit e NP “Parqe dhe Gjelbërime” Shkup nuk dhanë fryte. Dhe përsëri përballemi me një qëndrim injorant, pavarësisht se nga Këshilli i Qytetit Shkup para 10 ditësh u miratuan subvencione në vlerë prej 80 milionë denarësh për NP “Parku dhe Gjelbërimi”. Protestat tona do të jenë çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave për pagesën e pagave të punonjësve”, tha Stojançe Kashikovski, SUTKOZ.