Gazetare: Arta Sefadini

Në lindje, foshnjat kanë imunitet jospecifik, sistemi imunitar i tyre nuk është mjaftueshëm i pjekur dhe imuniteti i lindur tek një foshnje është vija e parë e mbrojtjes kundër infeksioneve. Ndërsa piqet dhe zhvillohet, ajo fiton imunitet adaptiv, i cili i lejon asaj të krijojë antitrupa specifikë.

Dr. Snezhana Korunoski – spec. pediatre për Alsat tregon që “Ekziston imunitet pasiv që fëmijët e marrin nëpërmjet placentës nga nëna, ata marrin imunoglobulinë G. Ushqyerja me gji është gjithashtu shumë e rëndësishme sepse nëpërmjet ushqyerjes me gji, fëmija fiton imunoglobulinë A, e cila është gjithashtu e rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve gjatë gjashtë deri në dymbëdhjetë muajve të parë të jetës, që do të thotë se kjo është mbrojtje e përkohshme derisa fëmija të kapërcejë atë periudhë të fitimit të këtij imuniteti që e merr nëpërmjet kontaktit me infeksionet.”

 

Ndërsa një fëmijë rritet dhe zhvillohet, ky imunitet bëhet më i forte.

The post Nëse ushqeni fëmijën me gji, ajo fiton imunoglobulinë A – e rëndësishme për imunitetin appeared first on Alsat.