Vera nuk sjell vetëm vapën, por edhe një valë transferimesh të mëdha, që kësaj here po tronditin futbollin botëror. Në këtë garë për ekselencë, disa operacione kanë arritur shifra astronomike. Deri tani, klubet angleze janë ato që kanë shpenzuar më shumë për afrime të reja, pasi 8 nga 10 blerjet më të shtrenjta do të luajnë në Premier League sezonin e ardhshëm. Merkatoja e kësaj vere nuk është mbyllur ende, ndaj mund të ketë lëvizje të tjera që do të trondisin sërish tregun. Ja 10 transferimet që, deri më sot (11 gusht), kanë regjistruar shumat më të larta në këtë merkato verore:

El centrocampista alemán de 22 años llega procedente del Leverkusen a cambio de unos 135 millones de euros

137 milionë €
Florian Wirtz (Liverpool)
Florian Wirtz është bërë blerja më e shtrenjtë e merkatos verore deri më tani, pas kalimit nga Bayer Leverkusen te Liverpool për 137.5 milionë euro (117.5 milionë fikse + deri në 20 milionë bonuse). Mesfushori ofensiv gjerman, 22 vjeç, i konsideruar një nga talentet më premtues në botë, ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.

Hugo Ekitiké nuevo jugador del Liverpool

95 milionë €
Hugo Ekitiké (Liverpool)
Blerja e dytë më e shtrenjtë e verës është Hugo Ekitiké, që la Eintracht Frankfurt për t’u bërë sulmuesi i ri i Liverpool-it. Klubi anglez ka paguar 95 milionë euro me bonuse për francezin 23-vjeçar, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2031. Ai sjell shpejtësi, lëvizshmëri dhe depërtim, larg profilit klasik të një “numri 9”.

El Manchester United ha hecho oficial este sábado el fichaje de Benjamin Sesko procedente del Leipzig

85 milionë €
Benjamin Sesko (Manchester United)
Manchester United ka bërë një goditje të madhe duke transferuar Benjamin Sesko nga RB Leipzig për rreth 85 milionë euro (fikse + bonuse). Sulmuesi slloven, 22 vjeç, ka firmosur me “reds”, pas një gare të fortë me Newcastle. Sezonin e kaluar shënoi 21 gola dhe dha 6 asistime në 45 ndeshje, përfshirë 4 gola në Champions League.

Bryan Mbeumo, nuevo jugador del Manchester United

81 milionë €
Bryan Mbeumo (Manchester United)
Manchester United ka paguar 81 milionë euro (70 milionë fikse + 11 milionë bonuse) për të marrë Bryan Mbeumo nga Brentford. Sulmuesi anësor 25-vjeçar ka firmosur deri në vitin 2030. Ai vjen pas një sezoni spektakolar me 20 gola në Premier League.

Viktor Gyökeres fichaje Arsenal

76 milionë €
Viktor Gyökeres (Arsenal)
Pas negociatave të gjata, Viktor Gyökeres u bashkua me Arsenalin nga Sporting i Portugalisë për 76 milionë euro (65.7 milionë fikse + 10.2 milionë bonuse). Sulmuesi 27-vjeçar suedez ka firmosur për 5 sezone dhe do të mbajë fanellën me numrin 14.

El colombiano cambia el Liverpool por el equipo alemnán

75 milionë €
Luis Díaz (Bayern Munich)
Bayern Munich fitoi garën me Barcelonën për Luis Díaz, duke paguar 75 milionë euro te Liverpool-i. Sulmuesi kolumbian, 28 vjeç, ka firmosur deri në vitin 2029 dhe do të mbajë numrin 14.

Matheus Cunha, al United

74.2 milionë €
Matheus Cunha (Manchester United)
Manchester United ka paguar 74.2 milionë euro për Matheus Cunha te Wolverhampton. Sulmuesi 25-vjeçar brazilian ka firmosur kontratë 5-vjeçare.

Martín Zubimendi, ya exfutbolista de la Real Sociedad, en su primer día en el Arsenal

70 milionë €
Martín Zubimendi (Arsenal)
Mesfushori spanjoll ka lënë Real Sociedad për 70 milionë euro, duke u bërë përforcim i rëndësishëm në projektin e Mikel Arteta.

Mateo Retegui marcó el primer gol para la Atalanta ante el Bolonia y dio la asistencia del segundo.

70 milionë €
Mateo Retegui (Al Qadsiah)
Sulmuesi italo-argjentinas ka kaluar nga Atalanta te klubi saudit Al Qadsiah për 70 milionë euro, me një pagë vjetore prej rreth 20 milionë eurosh.

Mohammed Kudus lucirá el número 20 en el Tottenham

64 milionë €
Mohammed Kudus (Tottenham)
Tottenham ka paguar 64 milionë euro për ganezin Mohammed Kudus, të marrë nga West Ham. Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur për 6 sezone dhe do të jetë pjesë kyçe e projektit të Thomas Frank.

 

The post Nga Wirtz te Gyökeres dhe Sesko… Ja 10 blerjet më të shtrenjta, deri tani, merkaton e kësaj vere appeared first on Telesport.