Ministria e Energjisë ka publikuar një projektligj të ri për burimet e rinovueshme të energjisë, përcjell TV21. Me ligjin, energjia rinovueshme do të rregullohet për herë të parë ndaras nga ligjet e tjera, do të prezantohet një mënyrë e re për mbrojtje financiare dhe stabilitet për prodhuesit dhe konsumatorët, do të rregullohet sistemi për llogaritjen dhe shkëmbimin e energjisë nga panelet diellore, dhe do të ketë masa për më shumë investime, energji më të pastër dhe më pak ndotje.
Ky ligj rregullon gjithashtu menaxhimin e tepricës së energjisë së prodhuar, e cila në fillim të verës shkaktoi problem dhe rrëzoi të gjithë sistemin energjetik, duke lënë gjysmën e Maqedonisë pa energji elektrike. Teksti i plotë është publikuar në faqen e Ministrisë dhe në ENER.
