Drejtori i Klinikës së Traumës dhe Ortopedisë (TOARILUC), Igor Merxhanovski në bashkëbisedim me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, tha se kanë përfunduar 50% të punëve në rinovimin në “TOARILUC”, shkruan TV21.

“Të ju informoj se Klinika e “TOARILUC”, tashmë jemi në fazën e 50% të rinovimit të të ashtuquajturit në gjuhën popullore, shok dhomë, ose Klinika për Shërim dhe Reanimim Intensiv. Mund të hyjmë dhe t’u tregoj. Këto janë hapësira ndihmëse që janë bërë këtu. Tashmë është vendosur shtresa e dyshemesë. Këto hapësira kanë qenë këtu, apo janë bërë tani? Këto hapësira kanë qenë këtu, por me kapacitet për 100 m2 më pak nga tani. Me vetë zgjerimin dhe projektin e Ministrisë së Shëndetësisë, ky është projekt i juaj, që ju e udhëhiqni, ne e mbikëqyrim. Ndërsa bashkërisht kemi arritur rreth 50% të punës dhe rinovimit, që është interes nacional”, tha Merxhanovski.

Drejtori theksoi se edhe përkundër rinovimit, nuk ka pasur pengesa në funksionimin normal të kësaj Klinike.

“Para se ta nisnim projektin. Ne kemi bërë dhomën për reanimim, ose dhomën për shërim pas operimit, e bëmë mini shok dhomë, ku mund të kujdesemi për 15-20 pacientë. Dhe ndodhet në bllokun e operacioneve në katin e dytë. Kështu që blloku kirurgjikal, Klinika për TOARILUC nuk ka ndaluar me punë, madje e kemi rritur 30% punën, dhënien e shërbimeve shëndetësore”, shtoi Merxhanovski në bashkëbisedim me ministrin Aliu.