Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu gjatë emisionit “10Minuta” në TV21, bëri thirrje për donimin e organeve. Aliu theksoi se në botë donimi i organeve nga pacientë të ndjerë, nga donorë të ndjerë është më në rritje.
“Sa e rëndësishme është për një individ, për një pacient që t’i dhurohen organe, t’i vazhdohet jeta ose t’i përmirësohet shëndeti?
Unë mendoj se kulmi i gjestit human është të japësh një organ nga një pacient i cili ma organi, le të themi realisht, edhe nuk është vital, pasi që pacienti është më i ndjerë, tek një pacient që realisht do të përmirësojë cilësinë e jetës apo do të shpëtosh një jetë të re. E dini që edhe në aspekt human, edhe në aspekt social dhe në aspekt fetar, donimi i organeve, një donor është jashtëzakonisht i pëlqyer si për rrethin, po ashtu edhe në aspekt fetar, po edhe shkencor. Pra, në këtë linje do të punojmë fort që të ngrejmë, le të themi vizibilitetin e formës edhe përmirësimit të kapaciteteve njerëzore në aspektin e dhunimit të organeve nga pacientë të ndjerë. E dini që në botë, përveç nga pacientë të ndjerë, kemi edhe transplant të organeve nga pacientët e gjallë. Janë më rrallë megjithatë janë ekzistent. Kryesisht këtu lidhen pacientë që lidhet në lidhje familjare me pacientin, ai që donon edhe ai që pranon organin janë, le të themi lidhje familjare kanë. Po nga ana tjetër, kemi trendet botërore. Flasin që donimi i organeve nga pacientë të ndjerë, nga donorë të ndjerë është më në rritje. Urojme që edhe në Maqedoni të jetë ashtu. Momentalisht nuk mund të themi që kemi ndonjë trend të tillë, po ne si Ministri e Shëndetësisë, bashkë me ekspertët dhe me koordinatorin nacional, do të punojmë fort që ky proces të kap tek qytetarët vendin dhe formën e vet të duhur”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
