Laboratori Qendror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor ka përfunduar procesin e reakreditimit, duke siguruar një certifikatë të re për një periudhë 4-vjeçare, për monitorimin e mjedisit në vend. Laboratori përfshin 20 metoda analitike, nga matja e zhurmës ambientale, deri te analizat e ujërave të zeza industriale dhe atyre sipërfaqësore.

Në kuadër të projektit EU for Clean Air, Laboratori është pajisur me një aparaturë moderne me vlerë rreth 160,000 euro, që do të mundësojë matjen e përqendrimit të metaleve të rënda në tokë, ujë dhe ajër. Instalimi i saj dhe trajnimi i stafit pritet të realizohen në shtator. Lajmin e bëri të ditur ministri, Izet Mexhiti.

The post Laboratori Qendror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor ka përfunduar procesin e reakreditimit, duke siguruar një certifikatë të re për një periudhë 4-vjeçare, për monitorimin e mjedisit në vend appeared first on Alsat.