Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së premtes me epiqendër pranë qytetit të Krujës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti u shënua në orën 18:24 me orën lokale, në koordinatat 41.460° gjerësi veriore dhe 19.740° gjatësi lindore, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Epiqendra ndodhej rreth 7 kilometra në jug-perëndim të Krujës dhe 16 kilometra në veri-perëndim të Tiranës, ku lëkundjet u ndjenë lehtë nga banorët.

Të dhënat janë konfirmuar nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe IGEO në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

The post Tërmet 3.6 ballë me epiqendër në Krujë, ndjehet edhe në Tiranë appeared first on Alsat.