Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Federatës Ruse, Vladimir Putin, së bashku me delegacionet e tyre, kanë filluar takimin që po zgjat tashmë më shumë se dy orë.

Ky takim konsiderohet me rëndësi të madhe, sidomos duke pasur parasysh deklaratën e Trumpit më herët gjatë javës, ku ai kishte thënë se brenda pak minutash do të kuptonte nëse Putini kishte vërtet interes për paqe. Trumpi kishte paralajmëruar se, nëse samiti nuk do të shkonte mirë, ai do të largohej menjëherë.

“Mund të largohem menjëherë dhe të them ‘paçi fat’, dhe me kaq do të përfundonte gjithçka,” kishte deklaruar Trumpi.
Para fillimit të samitit, Kremlini kishte njoftuar zyrtarisht se takimi mund të zgjasë deri në gjashtë apo shtatë orë.

The post Takimi i zgjatur Trump-Putin “sinjal pozitiv” appeared first on Alsat.