Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, por ka thënë se duhet të bëhet më shumë punë që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Presidenti amerikan ka deklaruar gjithashtu se do t’i telefonojë udhëheqësit evropianë dhe ata të NATO-s, për t’i informuar rreth takimit me Putinin.
Trumpi ka nënvizuar se është bërë “përparim i madh” në takimin e tij dypalësh me presidentin rus, tek ka thënë se “janë rënë dakord për shumë pika”, si dhe kanë mbetur “shumë pak” çështje për t’u adresuar.
E presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk ishte fare i ftuar në samitin e Alaskës.
