Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot inspektoi nga afër punimet që po realizohen në rrugën “Avram Pisevski” në lagjen Gazi Babë. Projekti parashikon ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit për banorët e kësaj zone, përcjell TV21. Sipas ministrit, ky investim është dëshmi e qartë se kur punohet me koordinim dhe përkushtim, rezultatet bëhen të dukshme.

“Sot vizitova nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Avram Pisevski” në lagjen Gazi Babë, një projekt i rëndësishëm që do të sjellë rrjetin e ri të ujësjellësit për banorët e kësaj zone. Ky investim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është një dëshmi e qartë se kur punohet me koordinim dhe përkushtim, ndryshimet pozitive bëhen të dukshme. Falë këtij projekti, qytetarët do të kenë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, duke përfituar nga një infrastrukturë moderne, dhe një cilësi më e mirë jete për shumë vite në vijim. Ne nuk qëndrojmë në zyrë. Ne dalim në terren, dëgjojmë qytetarët dhe sigurohemi që çdo premtim, të kthehet në rezultat të prekshëm”, shkruan Mexhiti.

