Gazetar: Avni Tahiri
Tym i zi edhe sot mbuloi një pjesë të Shkupit pas shpërthimit të një zjarri që sot kaploi disa baraka të një ish fabrike në lagjen Karposh 4 me çka shqetësoi qytetaret.
Pas intervenimit nga ana e zjarrfikësve te Shkupit, zjarri është lokalizuar ndërsa gjatë intervenimit dhe luftës për të shuar zjarrin, një zjarrfikës është lënduar dhe ka kërkuar edhe ndihmë mjekësorë.
“Në vendin e ngjarjes kishte zjarr në më shumë objekte ndërsa ajon që është e mirë që gjatë aksionit zjarri u ndërpre në pjesën siç u gjet nga zjarrfikësit dhe nuk u lejua zgjerim në objektet tjera që janë ngjitur me pjesën ku ndodhi zjarri. Për fat të keq gjatë intervenimit një kolegë u ankua për probleme shëndetësorë dhe u kërkua ndihmë e shpejtë dhe u dorëzua në qendrën më të afërt klinike”, u shpreh Zvonko Tomovski – Komandant i brigadës së zjarrfikësve të Shkupit.
Për shkak të specifikës së zjarrit dhe temperaturës së lartë dhe mungesës së shtypjes së hidrantëve në atë zonë, nga ana e zjarrfikësve sipas Tomovskit, janë kërkuar edhe cisterna me ujë nga ndërmarrje publike Higjiena Komunale. Përveç dëmeve materiale dhe zjarrfikësit që ka kërkuar ndihmë mjekësorë, nga ky zjarr nuk ka qytetarë tjerë të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen./ Alsat.mk
The post Zjarr në Karposh: Zjarrfikësit parandalojnë përhapjen, një i lënduar appeared first on Alsat.
