Një adoleshent nga Inverclyde, Skoci, i cili planifikoi një vrasje masive duke djegur një xhami, u dënua sot me 10 vjet burg.

Adoleshenti ishte 16 vjeç kur u arrestua në janar, pasi policia e gjeti atë duke shkuar në një xhami në Inverclyde, ku kishte ndërmend të ndizte një zjarr të madh, i cili shpresonte se do të ishte plot me besimtarë në kohën e djegies.

Ai u deklarua fajtor sipas Aktit të Terrorizmit në Gjykatën e Lartë në Glasgow muajin e kaluar dhe u dënua sot, raporton Sky News.

The post Adoleshenti skocez dënohet me 10 vjet burg për planifikimin e sulmit në xhami appeared first on Alsat.