Aksioni i parë për Shkëndijën në minutën e 8-të, kur Liridon Krasniqi godet ashpër brenda zones, por në nivel të dëtyrës është portieri Padt.

Në minutën e 15-të Shkëndija zhvillon një kundërsulm të shpejtë në krahun e djathtë, ndërsa krosimin e Taba-s, nuk arrin të kontrollojë Latifi në zonën e portierit bullgar.

Dy minuta më vonë, mysafirët kalojnë në epërsi. Me goditje precise Deroj Duarte regjistron emrin e tij në listën e golashënuesve.

Në minutën e 36-të, Shkëndija barazon shifrat në 1-1. Liridon Latifi dërgon një predhë të vërtetë nga 20 metra, e cila përfundon në këndin e majtë të portierit Padt.

Në minutën e 40-të, Ibraimi nis kundërsulmin në krahun e majtë, ndërsa asistin e tij nuk e shfrytëzon Zejnullai, që dërjton topin vetëm skaj portës të ekipit bullgar.

The post Latifi shënon për Shkëndijën, barazim 1-1 pas 45 minutat e para kundër Ludogorecit appeared first on Alsat.