Lojtarët e futbollit janë gati të refuzojnë “Planin e Majemit ” të La Ligës. Sindikata “AFE” u takua me të gjithë kapitenët e Divizionit të Parë për të diskutuar iniciativën e Havier Tebas-it për të zhvendosur ndeshjen Vijareal-Barcelona në Shtetet e Bashkuara.
Rezultati ishte një votë unanime nga të gjithë lojtarët për të refuzuar të luajnë në Shtetet e Bashkuara dhe për të kërkuar “transparencë” përballë refuzimit të punëdhënësve të tyre për t’i informuar ata për planin.
“Kjo është mungesë respekti ndaj lojtarëve të futbollit”, thanë ata në një deklaratë e cila u raportua nga gazeta spanjolle “Diario AS”.
Ndeshja e javës së 17-të e Vijareal kundër Barcelonës është planifikuar për më 20 dhjetor. 20 kapitenët e ligës së parë u takuan për më shumë se një orë me drejtuesit e sindikatës “AFE”, dhe secili foli dhe mbrojti kundërshtimin e tij ndaj projektit të La Liga-s. Arsyeja kryesore ishte mungesa e konsideratës së treguar nga menaxhmenti, i cili refuzoi t’i informonte ata për projektin. Ata vendosën unanimisht të thoshin “jo”.
The post Lojtarët kundër zhvendosjes së ndeshjeve të La Ligës në SHBA appeared first on Alsat.
