Mickoski: BDI edhe shumë gjatë kohë do të jetë opozitë, nuk mësoi asnjë leksion

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se pa zgjedhjeve lokale më 19 tetor, do të ketë rikonstruim të qeverisë, përcjell TV21. Mickoski tutje tha se BDI do të vazhdojë të jetë në opozitë, pasi sipas tij, integristët nuk kanë mësuar asnjë leksion.

“Një njeri më thotë po e përgatisni BDI-në për partner në Qeveri, përgjigja ime e drejtpërdrejtë është që BDI edhe shumë gjatë kohë do të jetë opozitë, sepse deri tani nuk ka mësuar asnjë leksion. Nuk i kemi vendosur në opozitë që pa asnjë leksion të mësuar të kthehen në qeveri. Ata atje e kanë vendin bashkë me ortakun e tyre në krim dhe goditjeve ndaj Maqedonisë, LSDM”, tha mes tjerash Mickoski.