Gazetare: Ajnur Bafaqari
Opozita shqiptare e cilëson si skandaloz miratimin e udhëzuesit nga ana e KSHZ-së, me çka ulet numri i këshilltarëve nëpër komuna. Bujar Osmani nga BDI, thotë se ky është fillimi i kthimit të majorizimit etnik dhe po tentohet të kthehet koha para Marrëveshjes së Ohrit. Ai paralajmëron ankimim pranë Gjykatës Kushtetuese.
“Është hap antikushtetues, ligji thotë, numri përcaktohet në bazë të numrit të banorëve, nuk thotë të qytetarëve rezidentë ose jo rezidentë….Vendimi është antikushtetues, por nuk është problem vetëm antikushtetutshmëria, se për shkak se gjykata kushtetuese, qartë është bërë instrument i partisë dhe implementon axhendën partiake, është problem majorizimi etnik, është përjashtimi i komunitetit dytë më të madh dhe është fillimi i një epoke të errët për Maqedoninë e Veriut.. Natyrisht se në gjykatë kushtetuese do ta ankimojmë“, tha Bujar Osmani, BDI.
Nga VLEN akuzojnë se BDI i krijon vetë padrejtësitë e pastaj i akuzon të tjerët. Nga atje nënvizojnë se Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, është vepër e ministrave dhe deputetëve të BDI-së, të cilin siç thonë, e kanë përgatitur e propozuar dhe më pas e kanë votuar, me çka bashkëqytetarët e diasporës janë trajtuar si të huaj në vendin e tyre.
“BDI bën sikur është e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. Por e vërteta është e hidhur: pikërisht ata e krijuan padrejtësinë që sot e denoncojnë. Është padrejtësi historike, që do të mbahet mend si një nga tradhtitë më të mëdha ndaj kauzës shqiptare. Ndërkohë që maja e BDI-së merrej me blerje qendrash tregtare, tregti me rrymë e biznes nafte, shqiptarët përjetuan padrejtësi nga shteti. VLEN është sot korrigjuesi i gabimeve të vetëdijshme të BDI-së. Sulmet e tyre të përditshme ndaj nesh janë dëshmia më e qartë se ata e dinë ku kanë gabuar dhe ku i kanë mëkatet”, thonë nga VLEN. /Alsat.mk
The post BDI do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese udhëzuesin e KSHZ-së i cili ul numrin e këshilltarëve komunal appeared first on Alsat.
