Është ndriçuar Kulla në Vodno, ndërtimi i së cilës kishte nisur para 12 viteve, përcjell TV21. Shumë shpejt pritet të nisë me funksionim, ndërsa së shpejti pritet risi, që do ta pasurojë ofertën turistike të Shkupit.

Brenda objektit është planifikuar ndërtimi i një restoranti rrotullues, i cili do të bëjë një rrotullim të plotë 360 gradë brenda një ore, duke u ofruar vizitorëve një pamje panoramike të qytetit dhe të gjithë rajonit përreth.

Kulla është e lartë 155 metra, rreth dy herë e gjysmë më e lartë se Kryqi i Mileniumit që ndodhet shumë pranë saj.

Ndërtimi filloi në vitin 2013 dhe sipas projektit, objekti është ndërtuar për të instaluar “sistem të veçantë antenash për kontrollin e radiofrekuencave”.