Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur pjesën perëndimore të Turqisë, pranë qytetit Balikesir, i cili numëron rreth 238 mijë banorë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 7 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth Bursës, Stambollit dhe Izmirit.
Ky rajon i Turqisë është tronditur nga një seri tërmetesh gjatë periudhës së fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme të vogla materiale.
