Skuadra e Barnlit u kualifikua në fazën tjetër të “EFL Cup”, pasi mposhti 2:1 Derbi Kauntin. Në këtë ndeshje, luajti edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja. Ky i fundit bëri debutimin e tij me fanellën e Barnlit pas transferimit nga Çellsi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar bëri asist te goli i shënuar nga Aron Ramzi në minutën e 4’të. Skot Parker, trajneri i klubit anglez foli për debutimin e Armando Brojës.

“Shikoni, mendoj se sonte s’mund të jap një gjykim të vërtetë. Ai ka nevojë për minuta. Armando Broja ishte me ne gjatë këtyre dy jave, dhe sigurisht që i duhen më shumë minuta në këmbët e tij. Kjo është shumë e vërtetë dhe kjo do të arrihet”, u shpreh Skot Parker.

Rikthimi i Brojës në fushë mbrëmë ishte sinjal pozitiv edhe për trajnerin Silvinjo, i cili mund t’i bëjë ftesë për ndeshjet e shtatorit te kombëtarja e Shqipërisë./Indeksonline

The post Skot Parker: Armando Brojës i duhen më shumë minuta appeared first on Alsat.