Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se është e rëndësishme të përmbushen detyrimet e mbetura dhe që vendi të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në postimin e saj në rrjetin social X, Kos tha se ajo dhe Mucunski patën një diskutim të hapur rreth hapave të ardhshëm në rrugën evropiane të Maqedonisë, të cilin ajo thotë se e mbështet fuqimisht, si dhe rreth Planit të Rritjes.
Për më tepër, ajo përshëndeti pajtueshmërinë e plotë të Maqedonisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian, si dhe ndihmën që vendi i ofron Ukrainës.
The post Marta Kos: Është e rëndësishme të përmbushen detyrimet e mbetura appeared first on Alsat.
