Lideri i opozitës, Venko Filipçe akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po vazhdon të shpifë për gjëra të cilat sipas tij, i përdorë për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë, shkruan Alsat.

Sipas Filipçes, prej muajsh nuk doli paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së për destabilizim të shtetit nga ana e LSDM-së dhe BDI-së. Kreu Socialdemokrat tha se Qeveria ka dështuar në çdo aspekt, prandaj shpifen gjëra të paqena.

“Këto akuza nga kryeministri i kam dëgjuar për një kohë më të gjatë se gjoja bashkë me BDI-së po përgatisim skenar për destabilizim dhe kaos. Asgjë nuk është e vërtetë. Pse nuk ndodhi deri tani? Kryeministri na akuzon për një kohë më të gjatë, jo vetëm tani para zgjedhjeve. Por kjo i duhet sepse nuk ka me çfarë të lavdërohet, asnjë sukses për ta prezantuar, asnjë politikë të mirë, e shohim në ekonomi çfarë ndodhë, ngecje në çdo sektor, nuk dihet fati i integrimit, po i thellojmë ndarjet kombëtare mes vete dhe e gjithë kjo është meritë e tij”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja thanë se LSDM-ja është për keqardhje pasi ka ardhur në situatë ta mbron BDI-në. Sipas tyre, dy subjekteve që tashmë janë një e kaluar, nuk u intereson asgjë përveç fshehjes së krimeve të tyre përmes ndarjeve etnike.

“Filipçe vetë e pranoi se LSDM-ja dhe BDI-ja janë një gjë e njëjtë. Dy parti pa legjitimitetet, pa ide dhe vizion por dy subjekte që dinë të angazhohen vetëm për ndarje etnike, interesa personale dhe krim. Maqedonia ua ka kthyer kurrizin dhe kjo u dhemb. LSD nuk ka çfarë ofron, nuk ka program, nuk ka energji. Strategjia e tyre është kaosi, dezinformata dhe shpifje”, u shpreh Bojan Stojanovski, Deputet i  VMRO-DPMNE-së.

Nga BDI ditë më parë akuzuan se VMRO-DPMNE është partia që më sa paku mund të thirren në leksione për luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe ndërhyrjes politike, sepse nga pozita e pushtetit, po demonstron qartë se ka për synim kapjen e plotë të shtetit. / Alsat.mk

The post LSDM akuzon Mickoskin për manipulim me krizën e destabilizimit – VMRO thotë se LSDM-ja është për keqardhje pasi ka ardhur në situatë ta mbron BDI-në appeared first on Alsat.