VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një komunikate porosit kandidatin e BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani që në vend të statuseve në Facebook që nxisin urrejtje dhe ndarje mes qytetarëve, të përgjigjet për padinë penale lidhur me organizimin milionësh të samitit të OSBE-së në Shkup, parregullsitë e të cilës i ka konfirmuar edhe raporti i revizionit.

Reagimi i VMRO-DPMNE-së vjen një ditë pasi koalicioni VLEN dorëzoi kallëzim në Prokurori kundër Osmanit për siç theksuan, shpenzimin e 120 milionë denarëve për Samitin e OSBE-së pa dokumente dhe evidencë përkatëse. Osmani, nga ana tjetër hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar si shpifje, pasi sipas tij, asnjëherë nuk është konstatuar parregullsi lidhur me organizimin e samitit.

The post VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje appeared first on Alsat.