FFM: Stadiumi i Çairit nuk i plotëson kushtet për organizimin e ndeshjeve të Ligës së Parë

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë njoftojnë se stadiumi në Çair nuk i plotëson kushtet minimale për organizimin e ndeshjeve të Ligës së Parë, dhe për këtë arsye, FC Shkupi duhet të caktojë një stadium alternativ për ndeshjen e javës së 4-të kundër FK Vardarit, e planifikuar më 29 gusht në orën 16:30, transmeton TV21.

Siç bëjnë të ditur nga FFM-ja, nga inspektimi i fundit janë evidentuar mangës i serioze, edhe atë mungesë e kushteve të nevojshme të sigurisë, rrethojat e tribunës jugore të dëmtuara, infrastrukturë e papërshtatshme për përdorimin e sistemit VAR, mungesë e platformave të plota për kamerat e TV dhe kushte të papërshtatëshme për komentatorët, stolat për rezervistët të dëmtuara dhe jo të përshtatshme.

“Gjatë kontrollit nuk ka qenë i pranishëm asnjë përfaqësues zyrtar i FC Shkupit – vetëm anëtarë të grupit të tifozëve “Shvercerat”. FFM kërkon nga drejtuesit e klubit që të angazhohen seriozisht dhe të marrin masa për përmirësimin e kushteve. Për momentin, FC Shkupi nuk mund të zhvillojë ndeshje si vendas në Çair dhe ka afat deri në fund të ditës për të deklaruar një fushë alternative. FFM shpreson që gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, stadiumi të vihet në gjendje të pranueshme për ndeshje të kampionatit”, thonë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.