Para fillimit të hedhjes së shortit të Champions League, presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ndau “Çmimin e Presidentit”, transmeton TV21. Këtë vit “Çmimi i Presidentit” shkoi për Zlatan Ibrahimoviq. Pas marrjes së çmimit nga Ceferin, Ibrahimoviq reagoi në stilin e tij karakteristik: “Faleminderit shumë për këtë çmim. Do të thotë që në të vërtetë kam bërë diçka në karrierën time”.
