Klubi i Futbollit “Drita” ka siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës dhe pas kësaj arritje historike, drejtuesit kanë gëzuar futbollistët dhe stafin me premio.
Drejtuesit e Dritës i kanë ndarë 150 mijë euro premio për lojtarët dhe stafin pas triumfit historik ndaj Diferdanyhit, triumf i cili ia siguroi grupet në Ligën e Konferencës dhe 3 milion euro në arkën e klubit.
Kështu, secili prej tyre do të marrë nga 5 mijë euro si shpërblim për përpjekjet dhe suksesin e arritur. Ndryshe, KF Drita bëhet klubi i dytë nga Kosova që siguron grupet, pasi Ballkani e bëri dy herë në të kaluarën./Telegrafi/
The post Premio të majme për lojtarët dhe stafin e KF Drita appeared first on Alsat.
