Skuadra e Majorkës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Real Madridit, që zhvillohet të shtunën (30 gusht) në orën 21:30. Në këtë listë bën pjesë edhe Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar që mungoi një ndeshje shkaku i pezullimit.

Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Barcelonës. Ai tashmë do jetë i gatshëm për takimin kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” dhe për herë të parë, Muriqi do të luajë së bashku me një tjetër shqiptar në skuadër.

Bëhet fjalë për Marash Kumbulluën – që është po ashtu në listë dhe pritet të startojë nga minuta e parë./Indeksonline/

The post Majorka më e fortë ndaj Real Madridit, rikthehet Vedat Muriqi appeared first on Alsat.