@fae_o “Mid” and it’s a woman with a historic level of beauty that’s just waiting to be immortalised in painting or sculpture but instead she’ll be surrounded by people who try to “humble” her for daring to see what everyone else sees. @Cami <3 if anyone gives you hate just know their misery is not your responsibility. Being that ethereal is enough work on its own 🫶🏻 – – #fyp #foryou #hottake #beauty ♬ Les Fleurs – Minnie Riperton
Në praktikën e tij, Caughlin po sheh gjithnjë e më shumë pacientë që sjellin foto të gjeneruara nga inteligjenca artificiale ose të përmirësuara dixhitalisht në konsulta dhe u kërkojnë të duken tamam si ata. “Kjo ndikon jo vetëm në tiparet fizike, por edhe në identitetin dhe ndjenjën e vetëvlerësimit”, paralajmëron mjeku.
Artistja e grimit të personazheve të famshëm, Amanda Gabbard, ka vënë re trende të ngjashme. “Njerëzit më tregojnë foto të filtruara ose foto me inteligjencë artificiale dhe duan që unë t’u bëj grimin që të duken si ata. Këta nuk janë njerëz të vërtetë. Më thyhet zemra kur shoh sa të pakënaqur janë me fytyrën e tyre sepse nuk i përshtatet një standardi që nuk ka ekzistuar kurrë”, tha Gabbard për Newsweek.
Natyralja nuk është më e mjaftueshme
Oakley argumenton se të parit vazhdimisht fytyra të kuruara në mënyrë perfekte ndryshon mënyrën se si e perceptojmë veten dhe të tjerët. “Rrudhat, aknet, shenjat e strijave ose flokët bëhen të papranueshme. Kjo krijon një kulturë ku nga gratë pritet të përmbushin standarde që janë të pamundura për t’u arritur”, tha ajo.
Ajo shton se situata përkeqësohet më tej nga pornografia dhe aplikacionet e takimeve, të cilat krijojnë përshtypjen tek shumë njerëz se gjithmonë ka dikush më të mirë ose më tërheqës. “Kjo bën që gratë, pavarësisht sa të bukura janë, të mos jenë kurrë mjaftueshëm të mira sepse gjithmonë ekziston supozimi se ka dikush më ‘perfekt’ shumë afër”, shpjegon Oakley.
Gjenerata Z dhe kultura “e mesme”
Gjenerata Z u rrit me rrjetet sociale ku komentimi dhe gjykimi i pamjes së të tjerëve konsiderohej normale. Këtu lindi kultura e shpalljes së grave të famshme dhe tërheqëse si “të mesme”. Kështu, pavarësisht famës së saj globale, Margot Robbie u etiketua masivisht si mesatare pas njoftimit për filmin Barbie në vitin 2023.
“Sot, grave që shprehin vetëbesim shpesh u thuhet se nuk kanë të drejtë të ndihen kështu, përveç nëse të tjerët përreth tyre e konfirmojnë këtë. Njerëzit habiten në mënyrë të pakëndshme kur shohin një grua që është e kënaqur me pamjen e saj dhe duan ta ‘poshtërojnë’”, thotë Oakley.
Kufiri midis realitetit dhe dixhitalit po zhduket
Teoricienia kulturore Anastasia Kārkliņa Gabriel thekson se idealet e sotme të bukurisë krijohen përmes “hiper-optimizimit” – një kombinim i procedurave estetike, filtrave dhe inteligjencës artificiale. “Në mediat sociale, ne shohim vetëm rezultatin e përsosur, jo procesin që qëndron pas tij. Vija ndarëse midis realitetit dhe trillimit është pothuajse zhdukur”, argumenton Gabriel.
Pse pra, edhe Marilyn Monroe dhe Grace Kelly u duken mesatare disa njerëzve sot? Gabriel thotë se kjo ndodh sepse standardet kanë ndryshuar: “Truri ynë është riprogramuar fjalë për fjalë ndërsa përpunojmë mijëra imazhe artificiale çdo ditë. Ajo që dikur ishte e bukur, tani duket ‘e zakonshme’ sepse jemi mësuar me përsosmërinë e përmirësuar dixhitalisht.”
Oakley arrin në përfundimin se problemi më i madh është se shoqëria ua mohon grave të drejtën për vetëbesim. “Nuk i takon askujt të përcaktojë se si duhet të ndihet një grua për pamjen e saj. Duhet të ketë një ndryshim në qëndrimet ndaj vetëbesimit të grave, sepse ai nuk duhet të jetë cak i talljes.”