Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin mbi financimin e kërkimit dhe pjesëmarrjen e shkencëtarëve malazezë në ekspedita në Antarktidë.
Brenda këtij procesi, është vendosur bashkëpunim midis Institutit të Biologjisë Detare dhe Institutit Bullgar të Kërkimeve Antarktike, me qëllim forcimin e lidhjeve shkencore dhe kërkimore dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi .
Siç është njoftuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Inovacionit dhe Sportit, planifikimi për ekspeditën e ardhshme është duke u zhvilluar dhe zbatimi i saj pritet në fund të vitit 2025 dhe fillim të vitit 2026.
“Për këtë qëllim, Ministria ka siguruar fonde në shumën prej 20,000 eurosh, të cilat kanë përmirësuar mbështetjen për kërkimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të shkencëtarëve malazezë. Me këtë hap, Mali i Zi i bashkohet komunitetit shkencor ndërkombëtar që hulumton një nga ekosistemet më të ndjeshme në planet, gjë që është një hap i rëndësishëm përpara për zhvillimin e shkencës vendase dhe besueshmërinë e saj ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
The post Mali i Zi do të dërgojë një ekspeditë shkencore në Antarktidë appeared first on Alsat.
