Zjarri që shpërtheu pasditen e sotme pranë kopshtit të sapo ndërtuar në oborrin e shkollës fillore “Shën Kliment Ohridski” në Butel është vënë nën kontroll.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, në një postim në Facebook deklaroi se nuk dëshiron të besojë se ky akt ishte i motivuar politikisht.

Sipas logjikës së shëndoshë, ky është një sulm zjarrvënës që ndodhi në një distancë prej dhjetë metrash nga kopshti i sapo ndërtuar në oborrin e shkollës fillore “Shën Kliment Ohridski”. Nuk dua të besoj se ky akt i shëmtuar është i instruktuar politikisht nga njerëz jashtëzakonisht të paarsyeshëm. I përgëzoj zjarrfikësit e guximshëm dhe reagimin e tyre në kohë, thotë Kostovski.

Kryetari i bashkisë falënderoi publikisht komandantin e Stacionit të Policisë së Butelit, i cili ishte i pari që mbërriti në vendngjarje, si dhe shtabin e krizës të Komunës së Butelit.

The post Zjarri pranë një kopshti fëmijësh në Butel është nën kontroll appeared first on Alsat.