Stuhia që pasdite goditi Shkupit ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në Çair kanë rënë çati të ndërtesave duke dëmtuar vetura, ndërsa në disa rrugë janë parë edhe drenjë të rrëzuar për tokë.

Dëme në njerëz nuk ka, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren dhe kanë vendosur perimetrat për mos të lëvizur qytetarët deri sa stuhia të qetësohet dhe pastrohet terreni.

Derisa Shkupi u përfshi nga era e fortë, në lagjen Nerez u raportua për një zjarr, në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” dhe një pike karburanti. Zjarri që përfshiu malin e fshatit Nerez si pasojë e erës së fortë mori drejtim drejtë malit të Vodnos. Ekipet ndërhynë në disa raste për ta lokalizuar zjarrin mes Krushopekut dhe Nerezit, ndërsa ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur shkaku i erës së fortë. Në rrugët e Shkupit u panë edhe drunjë të rënë shkaku i erës, por ekipet komunale ndërhynë për mënjanimin e tyre dhe kthimin e komunikacionit në normalitet. /alsat.mk

The post Shkupi pasdite u godit nga një stuhi si pasojë e të cilës u regjistruan disa dëme materiale appeared first on Alsat.