Myrto Uzuni nuk e humb kurrë ritmin dhe as aftësinë për gola. Sulmuesi shqiptar vijon të shënojë në MLS me fanellën e Austin FC.

Uzuni e nisi titullar ndeshjen me San Jose Earthquakes, fituar 3-1 nga Austin FC. Ai shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 33-të të takimit.

Ky ishte goli i i tij i pestë në elitën e futbollit amerikan, ndërkohë që numëron edhe tri asiste.

Uzuni ka shënuar edhe dy gola në US Open Cup. Sezoni i tij i parë tek Austin FC e gjen si sulmuesin kryesor të skuadrës. Protagonist absolut!

The post Uzuni nuk ndalet, shënon kundër San Jose Earthquakes dhe shkon në 5 gola në MLS appeared first on Telesport.