Në futboll ka momente që shkojnë përtej sportit – e një i tillë ndodhi së fundmi me Mirlind Dakun në Rusi.

Pak orë para ndeshjes, Daku mori lajmin më të rëndë, për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij të dashur. Trajneri i ofroi mundësinë të mungonte në ndeshje për të marrë pjesë në varrim, por përgjigjja e sulmuesit ishte e prerë dhe plot emocion: “Në varrim nuk mund të arrij por mund t’i bëj një nder tjetër gjyshit tim – në fushë.”

Dhe kështu bëri. Daku u hyri në fushë me një forcë shpirtërore të jashtëzakonshme dhe shënoi dy gola vendimtarë. Në momentin e festës ai hoqi fanellën, duke zbuluar një maicë me fotografinë e gjyshit të ndjerë. Lot, emocion dhe respekt – stadiumi shpërtheu në duartrokitje.

Dy golat nuk ishin thjesht statistika për Dakun. Ishin një dedikim i pastër, një përshëndetje e fundit për njeriun që e kishte ndjekur në çdo hap të jetës së tij.

Ky gjest i Mirlind Dakut tregon fuqinë e futbollit për të bartur histori njerëzore, dhimbje e dashuri, dhe për ta shndërruar një ndeshje në një kujtim të paharrueshëm.

Kujtojmë se Mirlind Daku u shpallë edhe lojtar i ndeshjes.