Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 viktima si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin verilindor të Pakistanit. Përmbytjet masive shkatërruan të paktën shtatë diga, duke përmbytur dhjetëra fshatra dhe të mbjella në vend. Emergjenca Civile ka njoftuar se numri i njerëzve të prekur nga përmbytjet është rritur në mbi 2 milionë, ndërsa më shumë se 700 mijë njerëz janë evakuuar deri më tani në të gjithë provincën. Departamenti Meteorologjik i Pakistanit ka parashikuar më shumë shira gjatë tri ditëve të ardhshme, gjë që mund të përkeqësojë përmbytjet tashmë në rritje./Alsat.mk

The post 16 viktima si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin verilindor të Pakistanit appeared first on Alsat.