Portieri i njohur italian, Gianluiggi Donnarumma, ka arritur marrëveshjen me Manchester City. Një paketë transferimi që shkon nga 30 deri në 35 milionë €, pasi PSG pranoi ta shesë “tepricën” e vet luksoze.
Kapiteni i kombëtares italiane do të firmosë kontratë afatgjatë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe sipas planifikimit, do t’i kryejë sot kontrollet mjekësore në “Etihad”. Një gjigant i ri mbërrin te “qytetarët”, të cilët e kanë nisur keq sezonin aktual, në vazhdën e paraqitjeve zhgënjyese të sezonit të kaluar.
The post E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm appeared first on Telesport.
