Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni

Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e tyre të ëmbla dhe plot lëng, derisa në TikTok dhe internet u shfaq një histori e frikshme: a ka me të vërtetë çdo fiq një grerëz të ngordhur brenda tyre.

Thashethemet për “brendësinë” e fikut u përhapën shpejt në rrjete sociale.

Fiqtë – fruta me histori të gjatë

Fiku i zakonshëm (Ficus carica) e ka origjinën nga Azia Perëndimore dhe Mesdheu, dhe është kultivuar që nga kohët e lashta. Ai konsiderohet një nga pemët më të vjetra të kultivuara, pema e famshme e shenjtë në Sri Lanka është mbi 2.300 vjet e vjetër.

Fiqtë nuk janë vetëm pjesë e historisë dhe kulturës, por edhe një thesar ushqyes. Një fiq mesatar (rreth 40 g) përmban afërsisht 30–35 kalori, është i pasur me fibra dietike që ndihmojnë tretjen, përmban kalium që rregullon presionin e gjakut, si dhe kalcium dhe magnez që forcojnë kockat. Gjithashtu përmban hekur, mangan, vitaminë B6, vitaminë K dhe antioksidantë si polifenolët, transmeton Telegrafi.

Grerëzat dhe fiqtë – cila është e vërteta?

Historitë për grerëzat e ngordhura brenda çdo fruti na shtynë të kontrollojmë faktet. Sipas disa pretendimeve, grerëzat janë përgjegjëse për strukturën krokante në mes të fikut, ndërsa të tjerë thonë se insekti shpërbëhet plotësisht kur fruti piqet.

Procesi i pllenimit të fiqve të egër përfshin grerëza të vogla nga lloji Blastophaga grossorum. Ato vendosin vezët në fiqtë e vegjël, ndërsa grerëzat meshkuj shpërbëhen plotësisht ndërsa fruti piqet. Ky proces u mundëson fiqve të egër të shumohen dhe siguron ushqim për gjeneratën e ardhshme të tyre.

  ♬ original sound – jack.dc

Po fiqtë e zakonshëm që hamë?

Më e rëndësishmja është se kjo vlen vetëm për fiqtë e egër, ndërsa fiqtë e kultivuar – ata që hamë çdo ditë – nuk varen nga pllenimi me grerëza.

Përveç kësaj, fiqtë janë një nga frutat më natyrale që konsumojmë, shpesh pa pesticide, dhe janë të pasur me vlera ushqyese. Ata janë plotësisht vegane, të pastra dhe me shumë përfitime për shëndetin:

▪ Përmirësojnë tretjen falë fibrave që nxisin lëvizjen e shëndetshme të zorrëve.
▪ Mbështesin shëndetin e zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq (LDL).
▪ Forcojnë kockat, falë kalciumit, magnezit dhe vitaminës K.
▪ Ndihmojnë në kontrollin e peshës, sepse japin ndjesi ngopjeje me pak kalori.
▪ Përmbajnë antioksidantë që mbrojnë qelizat nga dëmtimi oksidativ dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.
▪ Mund të përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak, sidomos tek personat me diabet të tipit 2 (kur konsumohen me masë).

Përfundimi: Edhe pse legjenda e grerëzave në fiq tingëllon e frikshme, fiqtë që gjenden në treg janë të sigurt, ushqyes dhe ndër frutat më të vlefshme për shëndetin tonë.

The post A ka çdo fiq një grerëz të ngordhur brenda? ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat appeared first on Alsat.