Manuel Akanxhi, i cili u transferua nga Man. Siti tek Inter në ditën e fundit të merkatos së verës, ka folur për këtë lëvizje “last minute”.
“Për mua, Inter është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në botë, dhe ata e kanë vërtetuar këtë gjatë viteve. Ishte shumë e lehtë për mua të zgjidhja këtë klub“, shtoi Akanji, që nuk vendos kufij dhe ëndërron shumë.
“Interi ka vërtetuar se është i aftë të arrijë në finale të mëdha. Shpresoj që të arrijmë përsëri në finale dhe ta fitojmë këtë here,“ tha mbrojtësi zviceran.
Duke folur për karakteristikat e tij, Akanxhi tregoi pozitat ku mund të luajë.
“Jam një mbrojtës i gjithanshëm, duke luajtur si qendërmbrojtës ashtu dhe si anësor, në një mbrojtje me tre lojtarë. Mund të luaj në pozicione të ndryshme, por sigurisht trajneri do të vendosë se ku të më vendosë. Do të jetë ndryshe nga Premier Liga, madje edhe Bundesliga ishte ndryshe. Kam parë shumë ndeshje të Serie A, i njoh ekipet që luajnë atje. Më pëlqen shumë kjo ligë, kjo është një arsye tjetër pse jam këtu. Mezi pres të njihem me trajnerin dhe mënyrën se si luajmë“, tha zvicerani.
The post Akanxhi: Zgjodha Interin pasi është klubi më i madh italian appeared first on Alsat.