Pas përfundimit të raundit të katërt të Grand Slamit të “US Open”, janë përcaktuar tetë tenistët çerekfinalistë në secilën kategori. Janik Siner, numri 1 në botë për meshkuj, është një mes tyre. Italiani fitoi 3-0 (6-1, 6-1, 6-1) ndaj A. Bublik, ndërkohë që një biletë për në çerekfinale ka siguruar edhe italiani tjetër Lorenzo Museti. Më tej avancojnë edhe australiani Aleks de Minaur dhe kanadezi Auger Aliasime.
Te femrat, tenistja japoneze Naomi Osaka mposhti 2-0 numrin 3 në botë, amerikanen Koko Gauf (6-3, 6-2). Nuk zhgënjen tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, që kualifikohet më tej.
Në çerekfinale shkon edhe numri 2 në botë, polakja Iga Sviatek, që mundi 2-0 (6-3, 6-1) E. Aleksandrova. Tenistja e fundit që avancon në fazën çerekfinale është çekja Karolina Muçova, që mundi M.Kostyuk.
The post Siner dhe Osaka kalojnë në çerekfinale, zhgënjen Anasimova appeared first on Alsat.