Pas disa ditësh përgatitje të shkurtra, përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 sot u nis për në Poloni. Të premten (5 shtator) në Krakov do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër përfaqësueses vendase në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

Trajneri Goran Staniq beson në këtë gjeneratë, është i bindur në sukses gjatë këtij cikli. Me mendim të ngjashëm është edhe Dashmir Elezi, futbollisti i Rabotniçkit, një nga pikat kryesore të sulmit të kësaj përfaqësuese të re.

“Sigurisht që jemi të entuziazmuar për fillimin e kualifikimeve. Para nesh është i gjithë cikli dhe kemi çfarë të tregojmë. Jemi maksimalisht të motivuar. Polonia është një ekip cilësor, kemi analizuar dhe kemi parë se për çfarë duhet të përgatitemi. Shkojmë për një rezultat të favorshëm, duam të marrim pikë atje, ndërsa më pas me gjithë forcat drejt Italisë dhe ndeshjes në Manastir. Shkojmë ndeshje pas ndeshjeje, pikë pas pike, drejt suksesit të kësaj gjenerate”, deklaroi Elezi.

Pas duelit me Poloininë, përfaqësuesja jonë U-21 në xhiron e dytë do të luajë më 9 shtator, ku do të presë Italinë në Manastir.