Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, VMRO-DPMNE caktoi 16 kandidatë të rinj për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të parashikuara më 19 tetor.
Këta janë kandidatët që VMRO-DPMNE i caktoi sonte:
- Sopishtë – Jane Micevski
- Kërçovë – Aleksandar Jovanovski
- Kriva Pallankë – Oliver Aleksovski
- Mavrovë-Rostushë – Oner Jakupovski
- Krivogashtani – Sasho Graorkovski
- Shuto Orizari – Erdjan Demir
- Krushevë – Niko Choneski
- Valandovë – Gjoko Kamchev
- Vinicë – Mitko Kostadinovski
- Demir Hisar – Nikola Najdovski
- Çeshinovë-Obleshevë – Jordan Kostadinov
- Radovish – Ljupço Pochivalec
- Çashkë – Dejan Andonovski
- Prilep – Dejan Prodanovski
- Strumicë – Petar Jankov
- Negotinë – Marija Naceva
Komiteti Ekzekutiv vendosi që për Kumanovë dhe Qendër të mbështeten kandidatët që do të propozohen nga ZNAM.
“Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE, bazuar në analiza dhe sondazhe brendapartiake, ka vendosur se partia synon një tjetër fitore historike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në zgjedhjet e ardhshme na pret një fitore e madhe, e pasuar nga shumë punë dhe përkushtim për secilin vend,” tha Gjorgji Sajkovski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE.