Një aksident tragjik ka tronditur sot zemrën e Lisbonës për shkak të daljes nga shinat të tramvajit historik “Gloria”, i cili lidh pjesën e poshtme të qytetit me lagjen “Barrio Alto”.
Autoritet thane se 15 persona kanë humbur jetën dhe të paktën njëzet të tjerë kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë.
Bilanci, megjithatë, mbetet ende paraprak dhe mund të rëndohet më tej.
Dyshohet se një kabllo ka ceduar, duke shkaktuar daljen nga shinat dhe rrëzimin e njërit prej dy tramvajëve, pikërisht kur ndodhej në pikën më të lartë të itinerarit. Një tjetër hipotezë e ekspertëve për origjinën e aksidentit është një defekt në sistemin e frenimit të vagonit. Vagoni u përplas me një ndërtesë pranë shinave, afër sheshit “Plaza de los Restauradores”, duke u shkatërruar plotësisht nga impakti.