Sot (e premte) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” do të luajnë në udhëtim te “Helvetikët”, në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit B. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në stadiumin St. Jakob-Park të Bazelit, me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i drejtuar nga Franko Foda është gati për këtë përballje dhe synon t’i nis kualifikimet me rezultat pozitiv.
Foda ka një ekip të kompletuar për këtë ndeshje, përveç Edon Zhegrovës, i cili është liruar shkaku i transferimit te Juventusi dhe Milot Rashicës së lënduar.
The post Kosova kërkon rezultat pozitiv në Bazel appeared first on Alsat.
