LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë përplasjet lidhur me deklasifikimin e dokumenteve nga përgjimet dhe përndjekjet që së fundmi ishin temë kryesore në opinion.

LSDM pyet kryeministrin Hristijan Mickoski pse ka frikë të fillojë procedurën për deklasifikim të dokumenteve, apo ndoshta se të njëjtat do të zbulojnë krimet milionëshe të tij në të kaluarën.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE akuzojnë ish-drejtuesit e ASK-së dhe Agjencisë për Zbulim se gjithë sistemin e kanë angazhuar kundër kryetarit të partisë së tyre, Hristijan Mickoski.

Ky skandal nuk guxon të kalojë pa u ndëshkuar, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Të rikujtojmë opinionin se në rastin “Tokat e Dellçevës” ishin të involvuar bashkëpunëtorët më të afërt të Mickoskit mes të cilëve anëtar i sigurimit të tij personal dhe drejtorit të atëhershëm të pallatit të bardhë, gjegjësisht shtabt qendror të VMRO-DPMNE-së. Vallë këto dokumente të cilat Mickoski refuzon t’i deklasifikojë tregojnë se shefi i grupit kriminel të organizuar e cila ka përfituar mijëra euro është pikërisht Hristijan Mickoski?”, tha Bogdana Kuzeska – LSDM.

“Pesë vjet kryetari Mickoski ka qenë target i ASK-së dhe Agjencisë për Zbulim, ka qenë i përndjekur dhe përgjuar, dhe çdo hap i tij ka qenë i dokumentuar. LSD përmes ASK-së dhe Intelegjencës kanë udhëhequr betejë politike. Shërbimet për siguri dhe zbulim kanë qenë të keqpërdorura. Dhe tani kur janë kapur në vepër, LSD në vend se të kërkojnë falje, vazhdojnë të krijojnë mjegull”, u shpreh Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE./ Alsat.mk

The post Përplasjet politike rreth deklasifikimit të dokumenteve dhe përgjimeve appeared first on Alsat.